Ushtria izraelite  ka vijuar sulmet ajrore në pjesën jugore të Rripit të Gazës. IDF ka njoftuar se ka neutralizuar tre terroristë. Sulmet fillimisht nisën në zonën e Rafah, ku ndodhet një pikë kalimi për në Egjipt, e vetmja që lidh Gazën me botën e jashtme dhe nuk kalon nëpër Izrael.

Si palestinezët e enklavës, ashtu edhe organizatat humanitare dhe OKB janë në pritje të rihapjes së këtij kalimi kufitar.
Forcat izraelite vazhdojnë të kontrollojnë zonën për të gjetur dhe neutralizuar të gjithë terroristët”.

Nën presionin e SHBA-së, Izraeli dhe Hamasi arritën një marrëveshje armëpushimi.

Megjithatë të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën çdo ditë për shkelje të armëpushimit dhe për mospërmbushje të të gjitha angazhimeve të tyre sipas fazës së parë të planit, Uashingtoni njoftoi në mesin e janarit fillimin e fazës së dytë, e cila synon të çojë në një fund përfundimtar të luftës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb