PRISHTINE- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë sonte në një mbrëmje homazhi në Prishtinë për të kujtuar edhe njëherë viktimat e sulmit në Nice të Francës.
Nëpërmjet një postimi në statusin e tij social Facebook, presidenti Thaçi, shprehet: “Në një mbrëmje homazhi, kujtuam edhe njëherë viktimat e sulmit në Nice të Francës, duke u solidarizuar me popullin dhe shtetin francez. Atë ditë, në Nice, një manifestim i lirisë u shndërrua në mort”.
“Bota duhet të bashkohet rreth luftës kundër terrorizmit me qëllim që ta ruajë këtë liri, për të cilën miliona njerëz sakrifikuan. HTH”, shkruan Thaçi.
(ed.me/BalkanWeb)