Detaje të reja janë mësuar në lidhje me atentatin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Rrilë të Lezhës, ku mbeti i plagosur Sokol Daci, pronari i berberhanes.

Mësohet se kamerat e sigurisë kanë kapur dy automjete, njëri tip “Audi” dhe njëri tip “Passat” prej të cilave dalin shtatë persona. Dy prej tyre ishin të pajisur me kallashnikovë.

Sa i përket shkëmbimit të zjarrit, një efektiv ishte i pranishëm rastësisht në vendngjarje, dhe ka deklaruar se ka përdorur armën për të qëlluar drejt autorëve të atentatit.

Efektivi me inicialet B.K., patrullë e përgjithshme në komisariatin Lezhë-Mirditë, ka deklaruar pas ngjarjes se reagoi për të parandaluar një sulm me pasoja fatale. Në drejtim të sallonit janë qëlluar me mbi 30 plumb, 3 prej të cilave prekën Sokol Dacin, pronar i berberhanes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb