Analisti Fatos Lubonja, komentoi në “News24” zhvillimet politike në vend, duke u ndalur tek imuniteti i zv.kryeministres Belinda Balluku si edhe qëndrimi i opozitës.
Ai u shpreh se po mazhoranca po përpiqet të mbulojë një krim të paparë që ka të bëjë me korrupsionin e Belinda Ballukut, kryeministrit Rama e të tjerë.
“Shoh kontradiktë që ka kohë që jeton midis pozicionit se me Ramën nuk ka zgjedhje të lira, duhet qeveri teknike, protesta. Refuzon atë që quhet rendi normal i një vendi demokratik. Qëndrimi që jemi në regjim dhe nuk mund të bëjmë fasadën e demokracisë, nga ana tjetër është nënshtrimi sepse kanë bërë disa herë, prova bojkote dhe më pas i kanë dënuar vetë duke i quajtur ekstremizma. Dhe këtu hyn faktori i tretë, ndërkombëtar. Pra o nuk ndryshojnë gjë pa ndërkombëtarët…Por edhe kur kanë bërë bojkote, më shumë kam qenë kundër mos-koherencës. Por me institucione këta po mbulojnë një krim të paparë, të korrupsionit Balluku me Ramën me shokë. Gjykata Kushtetuese thotë kështu, këshilli Imuniteteve do mblidhet kur të dëgjojë GjK…Pra a zgjidhet ajo kjo punë mbetet për t’u parë. Zgjidhet duke u bërë presion me protesta qoftë të dhunshme, por kjo është çështje e hapur”, tha ai.
Më tej komentoi edhe Reformën Territoriale, ku shtoi se të gjitha reformat që ka bërë kryeministri Rama i ka bërë në favor të rritjes së pushtetit të vet dhe se sipas Lubonjës nuk kanë qëllim mbarëvajtjen e demokracisë në Shqipëri. Sa i përket mos-marrjes pjesë të opozitës, u shpreh se mund të jetë një shenjë proteste.
