Deputetja e PD-së, Ina Zhupa nga foltorja e Kuvendit deklaroi se Kuvendi po bëhet mburojë për të mbrojtur imunitetin e Belinda Ballukut, për të cilën SPAK kërkon arrestimin.
Ajo tha se nuk gjenden lidhje mes shtyrjes së mbledhjes së Këshillit të Mandateve, me pretendimet se po pritet që të ‘flasë’ Gjykata Kushtetuese.
“E shuat vendimin për mbledhjen me një sms. Si mund të anulohet mbledhja e Këshillit të Mandateve me një sms? Si ka mundësi që nuk zbatohet kjo procedurë nga Kuvendi. Alibia e PS se me demek po presin Gjykatën Kushtetuese. A thua se kemi në gjykatë çështjen e imuniteti. Por kjo tregon qartësisht se parlamenti po përdoret si mburojë. Nuk ka asnjë çështje në Gjykatën Kushtetuese që gjykon imunitetin, apo lidhet nëse duhet të japë autorizim për imunitetin. Ka një çështje ku Kuvendi duhet të japë vendimin e vetë. Askush nga ne nuk ka kuptuar se çlidhje ka, nëse pezullohet apo jo, me vendimin për imunitetin. Nëse pezullohet, ia jepni imunitetin apo jo? Çfarë është kjo lidhje imagjinare mes Kushtetueses dhe Kuvendit?! Ju Kuvendin e ktheni si zyrë, paradhomë të Kryeministrisë, që duhet të bëjë urdhrat që vinë me sms. Kjo opozitë nuk do ta votojë kurrë një program apo kalendar që ta vendosni ju me agjendë. Interesi i qytetarëve sot është që asnjë i korruptuar të mos ketë imunitet. Interesi i qytetarëve sot është që investimi që kanë bërë partnerët ndërkombëtarë të shkojë e mos të përplaset me pushtet e tjera dhe mos të bëhet mburojë. Rrugë që bien çdo ditë. Nuk ka asnjë ditë që nuk bie apo rrëzohet mali. Ra mali se piu ujë. Estradë që s’ka perceptim njerëzor që i pranon. Film! Ua tha kolegu juaj Braçe, nuk është se ju pyesni për seancat me përgjigje apo dhe interpelanca.”, tha ajo.
