Ushtria amerikane ka rrëzuar një dron iranian që dyshohet se po i afrohej transportuesit të avionëve “Lincoln”. Sipas mediave ndërkombëtare, incidenti ndodhi në Detin Arabik. Ndërsa tensionet mes vendeve janë në rritje.

Një zyrtar amerikan sqaroi se një F-35C amerikan rrëzoi një Shahed 139 iranian që po i afrohej “në mënyrë agresive” transportuesit të avionëve.

Është një lloj “droni vetëvrasës”, i cili mbart eksplozivë dhe përplaset me objektivin e tij. Iranianët kanë ruajtur licencën për të prodhuar Shahed në Rusi, e cila përdor mijëra të tillë në Ukrainë.

Gjithashtu doli sot se  anijet luftarake iraniane iu afruan një tankeri amerikan të naftës në  Ngushticën e Hormuzit dhe e urdhëruan atë të ndalet.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb