Një aksident rrugor është regjistruar këtë mëngjes në zonën e Babicës, ku janë përplasur dy automjete. Si pasojë e përplasjes, ka mbetur e plagosur një vajzë.
E lënduara është transportuar me urgjencë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku po merr trajtimin e nevojshëm. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Operatori i News24, Marjus Seiti raporton për BalkanWeb se vajza ka fraktura në kokë, ndërkohë i plagosuri tjetër, dhe ai shofer, ka dhimbje në kraharor.
