Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, theksoi se Evropa duhet të eliminojë pengesat e brendshme ndaj konkurrueshmërisë së saj nëse dëshiron të bëhet një “gjigant global i vërtetë”.

Duke folur para Parlamentit Evropian një ditë para samitit, von der Leyen ngriti shqetësimin mbi fragmentimin e tepruar të sektorit financiar evropian dhe nevojën për integrim më të madh ekonomik.

“Bizneset tona kanë nevojë për kapital menjëherë. Ne duhet ta bëjmë këtë këtë vit,” tha ajo, duke theksuar rëndësinë e përfundimit të tregut të vetëm evropian dhe heqjes së çdo pengese që kufizon aktivitetin ekonomik në Bashkimin Evropian. Presidentja e Komisionit gjithashtu kërkoi përparim në marrëveshjet e tregtisë së lirë dhe thjeshtimin e rregulloreve për të çliruar potencialin e rritjes ekonomike të rajonit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb