Pas Kupës, stafetën në futbollin shqiptar e merr java e 24-ët e “Abissnet Superiore”, ku pa diskutim vëmendja më e madhe është te derbi i kryeqytetit, Partizani-Tirana. Pas ndryshimeve, FSHF bëri publike edhe kalendarin final për këtë javë, ku sfida më e rëndësishme do të zhvillohet të dielën në orën 16:30, një ndryshim ky që nuk u prit mirë nga tifozët e dy ekipeve.

Klubi i Partizanit, si organizator i këtij derbi, reagoi në rrjetet sociale duke saktësuar se të gjitha biletat e shitura deri më tani do të jenë të vlefshme pavarësisht ndryshimit të orarit.

3
3

Të dielën në të njëjtën orë, në “Elbasan Arena” luhet takimi Dinamo City-Flamurtari. Po të dielën, por në orën 19:30 në “Loro Boriçi” zhvillohet një tjetër ndeshje shumë e rëndësishme, ajo ndërmjet Vllaznisë dhe Elbasanit. Java e 24-të fillon të shtunën me dy ndeshjet, Vora-Egnatia dhe Teuta-Bylis.

Kalendari
Kalendari

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb