Anglia blindon Thomas Tuchel. Në ishull janë shumë të kënaqur me punën e bërë nga tekniku gjerman duke i ofruar një kontratë të re, pa qenë e nevojshme për të pritur fundin e Botërorit “FIFA2026”, kohë kur i përfundonte edhe kontrata aktuale. Federata Angleze e Futbollit bëri me dije arritjen e akordit të ri me Thomas Tuchel, me këtë të fundit që firmosi kontratën e re deri në përfundim të “Euro2028”, turne që do të zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë.

1
1

Në drejtimin e Thomas Tuchel, Anglia zhvilloi një fushatë kualifikuese perfekte duke u kualifikuar në Botëror me shifra rekord. Kujtojmë që Anglia ishte në të njëjtin grup me Shqipërinë. Jo vetëm Tuchel, së bashku me të rinovoi edhe i gjithë stafi i tij. Ky rinovim vjen pikërisht në ditën kur Anglia do të njohë edhe rivalët e sajë në Ligën e Kombeve. Ideja e Tuchel ishte e qartë që në fillim, pas kualifikueseve të Botërorit kërkonte një kontratë të re në mënyrë që fati i tij të mos ishte i lidhur me Botërorin “FIFA2026”.

2
2

Nuk e fshehu gëzimin për këtë kontratë të re tekniku gjerman: “Jam shumë i lumtur dhe krenar që zgjas kontratën time me Anglinë. Mezi pres të udhëheq ekipin në Kupën e Botës. Është një mundësi e jashtëzakonshme dhe ne do të bëjmë gjithçka për të bërë krenar vendin. Kam pasur një mbështetje të madhe nga Federata dhe tifozët, nuk hezitova në asnjë moment kur më kërkuar të vazhdonim bashkëpunimin. Euro2028 do të jetë një turne i veçantë, është maksimumi për një trajner”, u shpreh Thomas Tuchel.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb