Një 26-vjeçare ka përfunduar në telashe me policinë, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëshortit të saj.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasen me inicialet D.K.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Poliçan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen D. K., 26 vjeçe, banuese në Poliçan, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëshortit të saj, në banesën e tij.”, sqaron policia.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: