Grabitja e një banke të nivelit të dytë nga 61-vjeçari Bardhyl Fusha, i cili arriti të marrë 8 milionë lekë të vjetra para se të arrestohej nga policia, ka rikthyer në vëmendje çështjen e sigurisë në institucionet financiare.

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, e cilësoi ngjarjen te FiBank si një alarm serioz për sistemin. Sipas tij, Shqipëria ka përjetuar edhe më herët episode të ngjashme, ndërsa kjo rast tregon se edhe një person jo profesionist mund të ndërmarrë një akt të tillë.

Softa tha në një bisedë për News24 se për të testuar masat e sigurisë në banka, një herë ka hyrë i armatosur në një prej këtyre institucioneve.

“Kjo ngjarje të bën të shkosh te analiza. Shqipëria ka përjetuar disa përjetuar disa ngjarje të tilla. Kjo është provë reale ku një person që nuk është profesionist, shkon me kallashnikov dhe bën grabitje. Fati i tij i keq dhe i mirë i punonjësve, që ai u kap. Se mund të bënte plumbi rikoshet. Ajo mendje mund të bënte hatanë. Pasiguria në bankë është e madhe. Banka, gjykatat, prokuroria, Burgjet, janë elementë të sigurisë kombëtare. Bankat duhen siguruar si elementë të sigurisë kombëtare. Rregullorja nis nga Banka e Shqipërisë, ku miratohen
kam hyrë një herë i armatosur dhe hyra në bankë. Unë provova që të testoja se si ishin masat. Por nuk më konstatoi njeri. Të gjitha bankat e kanë sistemin e tyre që kur hapet një derë, duhet të mbyllet tjetra dhe më pas të kalosh në një pajisje metalike. Nëse ka sende metalike  duhet të kthehesh të dorëzosh ato. Fakti që ka hyrë ai person, tregon se kemi rrisk dhe nuk funksion sistemi i hyrje-daljeve.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb