Aktori dhe regjisori amerikan Robert Duvall ka ndërruar jetë në moshën 95 vjeç.

Robert Duvall është i njohur për rolet e tij në filmat “The Godfather” dhe “Apocalypse Now”.

Ka qenë bashkëshortja e tij që ka bërë një reagim në rrjete sociale ndërsa shkuan: “I thamë lamtumirë bashkëshortit tim të dashur, mikut tim të çmuar dhe njërit prej aktorëve më të mëdhenj të kohës sonë. Bob ndërroi jetë në paqe në shtëpi, i rrethuar nga dashuria”.

I nominuar për gjashtë çmime Oscar, Duvall fitoi çmimin për aktorin më të mirë në vitin 1983 për interpretimin e një këngëtari të zhgënjyer të muzikës country në filmin “Tender Mercies”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb