Ministria e Jashtme polake u ka këshilluar qytetarëve të saj të shmangin udhëtimet në Rusi për shkak të luftës së vazhdueshme në Ukrainë dhe shpalljes zyrtare të Varshavës nga Moska si një shtet “jomiqësor”.

Kjo u tha në një deklaratë zyrtare të publikuar në faqen e internetit të Ministrisë së Jashtme polake.

Ministria gjithashtu këshilloi qytetarët polakë që ndodhen aktualisht në Rusi të largohen nga territori me anë të mjeteve të disponueshme tregtare dhe private, përveç rasteve kur rrethanat personale, familjare ose profesionale kërkojnë që ata të qëndrojnë në vend.

Dokumenti thekson se mundësitë e ofrimit të ndihmës konsullore për qytetarët polakë në Rusi po kufizohen gjithnjë e më shumë. Kjo për shkak të vendimit të autoriteteve ruse për të mbyllur Konsullatat e Përgjithshme Polake në Shën Petersburg dhe Kaliningrad, gjë që çoi në një zvogëlim të numrit të personelit diplomatik dhe konsullor.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb