Pamjet që shihni tregojnë flakët gjigante që kanë përfshirë një banesë të vjetër në qendër të Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:05, në zonën e njohur si “Kryqëzimi i 1 Majit”, ku sipas burimeve paraprake zjarri ka shpërthyer brenda një shtëpie private.
Siç shihet dhe nga pamjet, shtëpia është shkrumbuar e gjitha nga flakët, ndërsa forcat e zjarrfikëses bëjnë të mundur shuarjen e flakëve.
Ngjarja ka sjellë panik te banorët që kanë banesat ngjitur me atë që është përfshirë nga flakët.
