Këngëtarja shqiptare Ganimete Abazi, e njohur për publikun si Ganja, ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një lajm të dhimbshëm familjar. Artistja ka humbur nipin e saj, Lorik Abazi, 22 vjeç, i cili mbeti i vrarë gjatë një sherri me thikë në Angli.
Përmes një mesazhi prekës në Instagram, Ganja ka shprehur dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të të riut, duke e cilësuar humbjen si një plagë të rëndë për familjen.
“Ahhh bre sa e vështirë me ta thënë lamtumirë, Loriku ynë”, ka shkruar ajo.
Sipas mediave britanike, në lidhje me ngjarjen janë arrestuar dy vajza 25 vjeç dhe një 28-vjeçar si të dyshuar, ndërsa njëra prej vajzave është lënë e lirë me kusht. Po ashtu, sipas BBC, dy të rinj 21 vjeç u gjetën me plagë të shkaktuara nga mjete prerëse dhe janë arrestuar me dyshimin për përleshje. Njëri prej tyre ka pësuar lëndime që mund të jenë kërcënuese për jetën dhe ndodhet në spital, ndërsa tjetri është marrë në paraburgim pasi është liruar nga spitali. Rrethanat e plota të ngjarjes nuk janë bërë ende të ditura. Autoritetet britanike u kanë bërë thirrje qytetarëve që kushdo që ka informacion, pamje apo filmime që mund të ndihmojnë hetimin, t’i paraqesë ato pranë policisë.
REAGIMI
Jeta po dijka shpeshherë të jetë e padrejtë dhe të godasë aty ku dhemb më së shumti💔
Pusho në paqe, nipi jem, shpirti jem, sepse ne do të jetojmë me dhimbjen për ty, me kujtimet dhe dashurinë që na dhe 😢😢
Ahhh bre sa e vështirë me ta thënë lamtumirë, Loriku ynë 💔
View this post on Instagram
