Ashtu siç ishte parashikuar, ka nisur protesta paqësore e organizuar në nder të UÇK-së, teksa shënon 18 vite nga shpallja e pavarësisë së Kosovës. Qytetarë, përkrahës të UÇK-së dhe shoqëria civile kanë zbarkuar në qendër të Prishtinës, ku protestojnë kundër pretencës së Gjykatës së Hagës, e cila kërkoi 45 vite burg për secilin nga ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqin.

Me moton ‘Drejtësi, jo politikë’ rruga kryesore e Prishtinës është mbushur plot me protestues, të cilët kërkojnë lirimin e 4 politikanëve.

Në protestë janë parë figura të larta të politikës kosovare, mes tyre dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Po ashtu në protestë është dhe Ali Ahmeti dhe përfaqësues të politikës shqiptare, Taulant Balla dhe Ulsi Manja.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: