Në Tamarë të Malësisë së Madhe u përkujtua 81-vjetori i kryengritjes së Prek Calit dhe malësorëve të tjerë kundër regjimit komunist, revoltë që përfundoi me vrasjen e 9 personave dhe dënimin e 25 të tjerëve.

Unioni Mbarëkombëtar i ish të Përndjekurve Politik ka ndërmarrë një nismë për ngritjen e një busti për Prekë Calin, duke kërkuar ndihmë financiare nga diaspora.

Teksa vlerësoi figurën e Prekë Calit, historiani Romeo Gurakuqi tha se Shqipëria nuk mund të integrohet në Europë pa dënuar krimet e komunizmit.

Prekë Cali luftoi për të mbrojtur trojet e Malësisë së Madhe nga pushtuesit serbo-malazezë, por pavarësisht kontributit të tij për kombin u ekzekutua nga regjimi komunist më 25 mars 1945.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb