Katër persona kanë humbur jetën dhe 29 të tjerë janë plagosur në një aksident rrugor në shtetin amerikan të Kolorados.

“Katër persona u vranë dhe 29 u plagosën në një aksident ku u përfshinë më shumë se 30 automjete në Koloradon jugore”, vuri në dukje botimi.

U raportua se incidenti u shkaktua nga erëra të forta që hodhën dhe mbi autostradën I-25. Zona pranë aksidentit është aktualisht e mbyllur në veri. Të plagosurit janë dërguar në spitale.

Të gjitha detajet e incidentit po hetohen aktualisht.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb