Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, ka ndarë pamje nga takimi i zhvilluar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s me Scott W. BRAY, Ndihmës Sekretar i Përgjithshëm për Inteligjencën dhe Sigurinë.

Në një postim në rrjetet sociale, Mediu shkruan se Bray vuri theksin në rëndësinë që kanë investimet teknologjike dhe ekonomike dhe rreziku që interesat ekonomike afatshkurtra të cënojnë interesat e sigurisë së NATOs.

Ai shton se vetë ka kërkuar që NATO të kërkojë nga vendet e Ballkanit Perendimor aprovim sa më parë të ligjit për kontrollin e investimeve të huaja, sidomos ato që vijnë nga Kina dhe kanë lidhje me Rusinë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Postimi i plotë:
Bruksel: Takimi Asamblesë Parlamentare të NATOs.

Scott W. BRAY, Ndihmës Sekretar i Përgjithshëm për Inteligjencën dhe Sigurinë, NATO, prezantoj “SFIDAT RUSE DHE KINEZE PËR SIGURINË EURO-ATLANTIKE”

Bray vuri theksin në rëndësinë që kanë investimet teknologjike dhe ekonomike dhe rreziku që interesat ekonomike aftaashkurtëra të cënojnë interesat e sigurisë së NATOs.

Në fjalën time dhe në bashkëbisedim me z Bray, kërkova që krahas SHBAs dhe BE është e domosdoshme, që dhe NATO të kërkojë nga vëndet e ballkanit perendimor aprovim sa më parë të ligjit për kontrollin e investimeve të huaja, sidomos ato që vijnë nga Kina dhe kanë lidhje me Rusinë.

Kontrollin e investimeve në teknologji, infrastrukturë kritike, data center(qëndrat e të dhënave), sistemin e smart city dhe sistemet e vëzhgimit. Detyrimin që në investimet private dhe ligjet e prokurimeve të deklarohen asetet e kompanive ofshore dhe përfituesve të tyre.

Eleminimin e ligjeve speciale për interesa klienteliste jo transparente dhe kthimin e tyre në interesa korruptive.

Po ashtu një kontroll të rreptë të investimeve dhe sidomos nga burimet kriminale të drogës dhe korrupsionit, pastrimi i parave , si dhe ligje strikte për të frenuar mundësinë e infiltrimit të tyre në cështje të sigurisë sic ndodhi me AKSH në Shqipëri.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb