Kryeministri Edi Rama do të thirret si dëshmitar në gjyqin e aferës “Partizani”, me të pandehur Sali Berishën, dhëndrin e tij Malltezi dhe disa të tjerë.
GJKKO pranoi sot kërkesën e avokatëve mbrojtës të Berishës e Malltezit të cilët pretendojnë se Rama ka firmosur ndryshimin e destinacionit të truallit të ish kompleksit Partizani, nga terren sportiv për ndërtim, në kohën kur ka qënë Kryetar i Bashkisë Tiranë.
Jamarbër Malltezi, dhëndri i kreut të PD, Sali Berisha, u shpreh në një lidhje me emisionin “Oponencë” se sikurse Rama sulmoi politikisht Berishën, edhe thirrja e tij në gjyqin për çështjen e kompleksit “Partizani” është politike.
Sipas tij, kjo çështje u stis me pretendimet e prokurorëve politikë që këtu Berisha kishte miratuar VKM apo ligje nominative.
“Asnjë nga ligjet s’ka qenë nominative, përkundrazi kemi 4 VKM nominative për Carlo Bollinon, 2 VKM nominative për vëllain e tij që ai të vjedhë klubin, stemën, historikun e Partizanit dhe më pas të vjedhë 37 mijë metra tokë dhe 5 mijë metra ndërtesa të familjes Deliu që nuk i kthehen kësaj familje, por kompanisë së vëllait të kryeministrit”, tha Malltezi.
Malltezi tha se ky sulm ishte paralajmëruar nga Rama që në vitin 2022, në fillim në kongresin e PS dhe më pas në Asamblenë e PS.
“Brenda kësaj kohe prokurorët e SPAK kanë nisur 16 kërkesa jo për çështjen por cfarë ti dalin për Berishën në institucionet e shtetit shqiptar. Është një linjë e qartë e të drejtës lindore jo perëndimore. Në shtetin ligjor duhet të kesh një cështje e më pas të shohësh kush është autori. Këtu nuk kishte asnjë cështje por një urdhër nga Edi Rama. Pra kemi një sulm politik nga Edi Rama”, tha Malltezi.
Jamarbër Malltezi: Rama do të vijë se ska ku shkon, është strumbullari i kësaj çështje.
Është një process politik i nisur me urdhër të Edi Ramës i nisur në kongresin e PS në vitin 2022 ku i hakërrehet SPAK që të nisë procedim penal ndaj Sali Berishës. Të njëjtën kërkesë e përsëriti dhe në Asamblenë e PS më 7 maj 2022.
Të dyja këto momente kur ai ka urdhëruar SPAK të nisë procedimin penal ndaj Berishës, brenda kësaj kohe prokurorët e SPAK kanë nisur 16 kërkesa jo për çështjen por cfarë ti dalin për Berishën në institucionet e shtetit shqiptar. Është një linjë e qartë e të drejtës lindore jo perëndimore. Në shtetin ligjor duhet të kesh një cështje e më pas të shohësh kush është autori. Këtu nuk kishte asnjë cështje por një urdhër nga Edi Rama. Pra kemi një sulm politik nga Edi Rama.
Kjo çështje u stis me pretendimet e prokurorëve politikë që këtu Berisha kishte miratuar VKM apo ligje nominative.
Tani nuk flasin më, asnjë nga ligjet s’ka qenë nominative, përkundrazi kemi 4 VKM nominative për Carlo Bollinon, 2 VKM nominative për vëllain e tij që ai të vjedhë klubin, stemën, historikun e Partizanit dhe më pas të vjedhë 37 mijë metra tokë dhe 5 mijë metra ndërtesa të familjes Deliu që nuk i kthehen kësaj familje, por kompanisë së vëllait të kryeministrit.
E kemi kërkuar Ramën sepse është urdhër i Ramës që i thotë prokurorëve hetoni në 3 breza qysh tek mbesat e palindura të Sali Berishës në 30 vite te fundit, është politik.
