Kreu i PD Sali Berisha, në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, u shpreh se me veprimtarinë e saj, mazhoranca po sillet me vendin më keq se armiqtë e saj.

Ai ka paralajmëruar se në Kuvend pritet të kalohen projekt ligje për interesa të personave të lidhur me pushtetin.

Berisha: Edhe pushtuesi më i egër do ta kishte zili këtë veprimtari armiqësore. Kjo që bëni është goditja fatale për vendin.
Sot keni sjellë ligjin e Lindave, asaj të Surrelit dhe AKSHI-t, por ajo e AKSHI është dordolec para asaj të Surrelit. Duhet të marrë tendera baxhanaku, ata që i merrte me pengmarrje, sot t’i marrë me ligj.
A jeni shqiptarë? As shqiptarë nuk jeni.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb