Kreshnik Çollaku Këshilltari i Presidentes së Kosovës në një  lidhje direkte nga Washingtoni foli për Bordin e Paqes në SHBA, ku anëtare ishte edhe Kosova.

Gjatë intervistë në emisionin “Kjo Javë” në News24, me moderatoren Nisada Tufa, u shpreh se mbështetja e qartë, sidomos nga presidenti amerikan Donald Trump, e ka vënë Kosovën në një pozitë të sigurt.

“Për Kosovën mendoj që është një gjë e jashtëzakonshme. Mbështetja e qartë sidomos e Trump e ka vënë Kosovë në një pozitë ndërkombëtare, të sigurt. Jashtëzakonisht e rëndësishme mendoj që është kjo gjë për Kosovën. Kosova ka qenë produkt i një strategjie bllokuese, një bllokade të fortë të një strategjia ruso serbe, akoma dhe më tepër për ta cënuar ushtarakisht, siç ishte edhe rasti i Banjskës”, tha ai.

Gjithashtu u shpreh se pjesëmarrja në këtë Bord të Paqes, është një garanci, por edhe një thyerje përfundimtare e bllokadës serbo-ruse.

Në këtë rast Kosova ulet si barabartë në organizmin më të rëndësishëm ndërkombëtar të të gjitha kohërave. Kosova ndodhet në epiqendër të saj, si anëtare themeluese dhe kjo për Kosovën është siguri, garanci. Një vendi që i kërcënohet territor, izolohet ndërkombëtarisht, vendoset si e barabartë në këtë nivel është një thyerje përfundimtare e bllokadës serbo ruse”, tha Çollaku.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb