Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu në një dalje për mediat deklaroi se ka urdhëruar Policinë e Shtetit dhe Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore për të nisur hetimet lidhur me përdorimin e gazit lotsjellës të skaduar në protestat e Partisë Demokratike.
Gjatë fjalës së saj Koçiu tha se hetimet po vijojnë.
“Këtë shqetësim e kam ndjekur kam urdhëruar të kryet një hetim nga policia dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. Hetimet po vazhdojnë do të dalim në konkluzion. Nëse është i dëmshëm ose jo, këtë nuk di të ta them”, tha Koçiu.
