Donald Trump do të udhëtojë në Kinë nga 31 marsi deri më 2 prill njoftoi një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.
Ky takim i shumëpritur vjen mes tensioneve midis ekonomive më të mëdha në botë. Në takim do të shqyrtohet nëse do të ketë zgjatje të armëpushimit tregtar.
“Kjo do të jetë një vizitë e guximshme. Ne duhet të japim shfaqjen më të madhe që keni parë ndonjëherë në historinë e Kinës”, tha Trump teksa komentoi udhëtimin në Kinë.
Kujtojmë se takimi i tetorit anashkaloi kryesisht çështjen delikate të Tajvanit , Xi ngriti çështjen e shitjeve të armëve nga SHBA-ja në ishull në shkurt.
