Belind Këlliçi ke hedhur akuza të forta. Në një intervistë për gazetaren e News24, Klodiana Lala Këlliçi theksoi se janë hedhur bombola gazi helmuese brenda në Xhami.
“Është e paprecendentë, janë hedhur bombola gazi helmuese brenda në Xhami. Ushtari Ilir Proda, është bandit. të pretendosh rregull nga ushtar të karteleve të trafikut dhe krimit është çmenduri. Hidhet gaz në mënyrë ë paprecedent. Nuk ka asnjë revolt. Por dhuna policore ka sjellë edhe reagimin”, tha ai.
Ai gjithashtu tha se qëllimi i policisë është të ndalojë tubimin, por protesta tha ai është një e drejtë e qytetarëve. I pyetur nëse ekzistonte mundësia e ngritjes së një çadre, Këlliçi hodhi poshtë të gjitha pretendimet e ngritura.
“Këto zëra kanë qarkulluar në mediat e qeverisë. Nuk ka një gjë të tillë”, tha ai.
