Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka publikuar këngën e saj më të re “Çike Çike”, projekti i dytë nga albumi i shumëpritur i ardhshëm “Dirty Blonde”. Ky release ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut, duke veçuar veçanërisht audiencën shqiptare për vargjet e saj në gjuhën shqipe: “Çike çike, luje belin çike, ti je një bombë, bombë atomike”.
Artistja rrëfen se gjatë fëmijërisë shpesh është ndjerë nën presion për t’iu përshtatur modelit “all American”, por me kalimin e viteve ka kuptuar se pikërisht ajo që e bënte të ndihej ndryshe është sot forca e saj më e madhe.
Ajo tregon se gjithçka nisi kur dëgjoi linjën e basit të krijuar nga DJ Snake. “Më pëlqeu menjëherë. Fillova të improvizoja dhe papritur më erdhi në mendje një shprehje nga fëmijëria ime: ‘Çike Çike’.
“Jam shumë krenare që jam shqiptare. Duke u rritur, ndonjëherë dukej sikur qëllimi ishte të përshtatesha me modelin ‘all American’. Por ndërsa jam rritur, kam kuptuar se gjërat që më bënin të ndihesha ndryshe janë në fakt superfuqia ime. Kur dëgjova linjën e basit që bëri DJ Snake, më pëlqeu menjëherë. Fillova të improvizoja dhe papritur më erdhi në mendje një shprehje nga fëmijëria ime: ‘Çike Çike’. Është zhargon për mënyrën si thoshim ‘hej vajzë, hej’. Sapo e thashë mbi beat, u ndje tamam si duhet. Ky album flet për të qenë vetvetja pa kërkuar falje, dhe përfshirja e pak kulture nga rrënjët e mia në këtë projekt më është dukur gjëja e duhur për t’u bërë. Mezi pres ta eksploroj edhe më shumë këtë në të ardhmen dhe, më e rëndësishmja, shpresoj t’u tregoj të gjithë vajzave dhe djemve shqiptarë në botë se mund të arrijnë gjithçka që vendosin në mendje. Me dashuri, Bebe”, ka shkruar ajo.
“Çike çike” është publikimi i dytë nga albumi, pas këngës “I Like You Better Than Me”, ndërsa projekti i plotë pritet të përmbajë gjithsej 13 këngë, të cilat fansat po i presin me shumë interes.
