Një ribashkim familjar ka shënuar një nga momentet më emocionuese të dasmës së Miley Cyrus. Sipas mediave amerikane, aktorja Elizabeth Hurley ka luajtur një rol të rëndësishëm në përmirësimin e marrëdhënies mes këngëtares dhe babait të saj, Billy Ray Cyrus, duke e inkurajuar këtë të fundit të afrohej sërish me të bijën.
Miley, 33 vjeçe, u martua me muzikantin Max Morado më 21 nëntor, në një ceremoni private në Palm Springs të Kalifornisë. Mes të pranishmëve ishin babai i saj, Billy Ray, partnerja e tij Elizabeth Hurley, si dhe nëna Tish Cyrus dhe motra Noah Cyrus.
Elizabeth Hurley ‘Played a Big Part’ in Reconnecting Miley Cyrus with Dad Billy Ray Before Singer’s Wedding: Source (Exclusive) https://t.co/LJzt90ZUXY
— People (@people) November 22, 2026
Një burim pranë çiftit, i cituar nga revista People, tha se Hurley kishte ndikuar ndjeshëm në afrimin e babait me të bijën, pas disa vitesh marrëdhënieje të tensionuar.
Sipas burimit, për aktoren familja ka një rëndësi të veçantë dhe ajo e kishte nxitur Billy Ray të rindërtonte lidhjen me Miley-n. Prania e tij në dasmë ishte një moment i veçantë për të dy.
Familja Cyrus ka kaluar një periudhë të vështirë pas ndarjes së Billy Ray dhe Tish, ndërsa marrëdhëniet mes disa prej anëtarëve të saj kanë qenë shpesh objekt i vëmendjes mediatike. Pikërisht për këtë arsye, mbledhja e familjarëve në ditën e martesës së Miley-t u konsiderua një moment domethënës. Sipas burimit të People, të gjithë dëshironin që këngëtarja të ndihej e rrethuar nga dashuria dhe mbështetja e njerëzve të saj më të afërt.
