Ish-kandidatja e PD-së për deputete, Senada Mehmeti ishte një prej protestuesve që ngeli e dëmtuar nga protesta e djeshme para Kryeministrisë. Ajo tregoi për emisionin ‘News24 Fundjavë’ të moderatores Megi Latifi, se goditja kishte ardhur nga Kryeministria. Ajo shtoi se nuk e dinte nëse goditja ishte e qëllimshme apo e rastësishme dhe se, megjithëse priti disa minuta për ndihmë mjekësore, askush nuk erdhi në vendngjarje. Fatmirësisht, sipas saj, nuk pësoi dëmtime serioze përveç një shqetësimi për shikimin.
Protesta e djeshme, ku u përdor gaz lotsjellës dhe topa uji, përfundoi me përplasje mes demonstruesve të PD-së dhe forcave të rendit, duke lënë të paktën disa persona të plagosur dhe arrestime në rrugët përreth Kryeministrisë.
“Teksa isha duke ndjekur fjalimin e zotit Berisha, ende pa e mbyllur ai, nisi sulmi me gaz lotsjellës. Unë shpesh herë ndihmoj dhe zonjat që pësojnë traumë, dhe kur më erdhi një goditje e papritur. Po ndiqja në rreshtin e parë, dhe pyetja e parë ulëritëse ishte; pse më ndodhi kjo gjë! Nuk e justifikoja dot këtë veprim goditës ndaj meje. Nuk e di nëse ishte goditje e shënjestruar apo rishtazi. Kisha bërë një thirrje pak më parë, kisha thirrur demokratë e ndershëm që të dalin të protestojnë. Pyetja që bëra dje ishte; “A doni të qëndroni në ballë të turmës?”. Se dija ça do më ndodhi. Mendova se ishte një plumb gome. Nga shenjat që më ka lënë dhe atë çka më kanë thënë të tjerët, thonë se është plumb gome. Goditja erdhi nga Kryeministria. Edhe pse prita për disa kohë ambulancën, askush nuk erdhi. Fatmirësisht nuk kisha gjë, se frikë kisha shikimin.”, tha ajo.
