Finalja olimpike e hokejit në akull mes Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë nuk po shihet vetëm si “derbi i Amerikës së Veriut”, por edhe si një ngjarje me peshë politike dhe mediatike për shkak të pranisë së paralajmëruar të Donald Trump. Presidenti amerikan e kishte paralajmëruar udhëtimin e tij me kualifikimin e SHBA-ve në finale pas ndeshjes gjysmëfinale kundër Sllovakisë.

Fitorja bindëse e amerikanëve ka shtyrë përpara përgatitjet për mbërritjen e tij në Milano, ndërsa konfirmimi zyrtar pritet në orët në vijim. Sipas planit logjistik, avioni presidencial mund të ulet në aeroportin e Malpensas në Milano, për t’u transferuar më pas në “Arena Santa Giulia”, aty ku do të zhvillohet edhe finalja. Vizita parashikohet të jetë e shkurtër, por forcat e rendit kanë nisur tashmë masat e shtuara të sigurisë.

Për SHBA-të, kjo finale përfaqëson mundësinë për të rikthyer medaljen e artë olimpike pas 46 vitesh. Prania e Trump në dhe derbi SHBA-Kanada e kthen këtë finale në ndeshje shumë të madhe që kalon kufijtë sportiv.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb