Irani i ka cilësuar Forcat e Armatosura të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian si “entitete terroriste”.
Ministria e Punëve të Jashtme e Iranit njoftoi se vendi ndërmori masa reciproke si një përgjigje ndaj vendimeve të paligjshme dhe të pajustifikuara nga shtetet anëtare të BE-së për të përcaktuar Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) si një “organizatë terroriste”.
Në deklaratë gjithashtu theksoj se Irani ka vendosur t’i caktojë të gjitha forcat detare dhe ajrore të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian si “organizata terroriste”.
Po ashtu theksohet se qeveritë evropiane e caktuan IRGC-në “në shkelje të parimeve dhe rregullave themelore të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të drejtës ndërkombëtare”, duke e përshkruar atë si “një nga përbërësit zyrtarë të forcave të armatosura të Republikës Islamike të Iranit”.
Këshilli i Bashkimit Evropian tha në një deklaratë më herët se kishte vendosur zyrtarisht të shtonte IRGC-në në listën terroriste të BE-së, disa javë pasi u arrit një marrëveshje politike midis shteteve anëtare.
