Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Ilirjana Kuçana, ka ironizuar premtimin e kryeministrit Rama për anëtarësimin në BE.
Përmes një postimi në facebook, Kuçana shprehet se sot qytetarët përballen me izolim, rrugë të shkatërruara dhe propagandë boshe, duke theksuar se shqiptarët meritojnë dinjitet, jo mashtrime.
Reagimi i plotë
Kur Rama na tha “do ju fus në Europë”, nuk e besuam.
Sot, për të shkuar në Korçë, duhet t’i biem nga Athina.
Kjo është “Europa” e tij: izolim, rrugë të shkatërruara dhe propagandë boshe.
Shqiptarët meritojnë dinjitet, jo mashtrime.
