Sllovakia do të përballet me Kosovën në kuadër të gjysmëfinales së Play Off të Botërorit. Tomas Suslov, lojtari i sllovakëve, ka bërë analizën e tij, në një intervistë të dhënë së fundmi.
“Kosova do të jetë shumë agresive. Lojtarët e saj kanë mentalitet të fortë dhe për ta kjo është një mundësi e veçantë për t’u kualifikuar në Botëror. Prandaj pres një ndeshje të fortë dhe të barabartë, ku çdo detaj mund të bëjë diferencën”, u shpreh Suslov. Ndeshja luhet me 26 mars.
