Presidenti i Francës, Emmanuel Macron vlerësoi se lufta në Ukrainë e cila ka vazhduar prej katër vitesh, përfaqëson një “dështim të trefishtë” të Rusisë, atë ushtarak, ekonomik dhe strategjik.
“Katër vjet që Evropa zgjohet nga zhurma e bombave ruse në Ukrainë. Katër vjet të një lufte agresive të zgjedhur nga Rusia, në një shpërfillje flagrante të së drejtës ndërkombëtare, sovranitetit të popujve dhe jetëve njerëzore. Katër vjet qytete të goditura, shkolla dhe spitale të shkatërruara, infrastrukturë energjetike e shënjestruar metodikisht për të shtyrë familjet në të ftohtë dhe terror. Katër vjet, 15,000 civilë ukrainas të vrarë. Katër vjet jetë të shkatërruara, dhunë, përdhunim, torturë, krime lufte dhe terror. Katër vjet, mijëra fëmijë ukrainas të shkëputur nga vendi dhe familjet e tyre. Por për katër vjet, Ukraina qëndroi e vendosur dhe rezistoi”, tha Markon në reagim në rrjetin social X.
Macron shtoi se Ukraina është “vija e parë e mbrojtjes së Evropës” dhe konfirmoi se Franca dhe vendet evropiane e mbështesin me vendosmëri atë.
