KOSOVË- Katër persona janë arrestuar nën dyshimet se kanë kryer veprën penale të mashtrimit, njoftoi Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Ndërkaq, pas ndalimit prej 48 orësh, gjykata ka caktuar ndaj tyre masën e paraburgimit prej një muaji.

M.M., S.B., D.R., dhe B.Z. dyshohet se i kanë shkaktuar dëm material palës së dëmtuar, H.M. në vlerë prej mbi 1.5 milion eurosh, për shkak të shitjes së një prone me dokumente të falsifikuara.

Sipas Prokurorisë, dy nga të arrestuarit dyshohen edhe për vepra të tjera penale, përkatësisht M.M. për falsifikim të dokumenteve dhe D.R. për veprën penale të legalizimit të përmbajtjes së rremë.

“Sipas dyshimeve të pandehurit me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, duke fshehur faktet relevante dhe duke e vënë në lajthim të dëmtuarin H.M., në bashkëkryerje i kanë shkaktuar dëm material në vlerë prej 1.578.180,00 euro”, u tha në njoftim.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb