Zona e Fushës së Myzeqesë, por edhe një pjesë nga zona kodrinore është përfshirë nga mjegulla. Ky fenomen natyror është shfaqur tejet i dendur këtë mëngjes dhe ka krijuar vështirësi kryesisht në qarkullimin rrugor.

Mjegulla e dendur ka përfshirë akset rrugore Lushnje-Fier, Lushnje-Berat dhe Lushnje-Rrogozhinë.

Mjegull të dendur ka patur edhe në aksin rrugor pushimi i shoferit Divjakë dhe autostradë Divjakë. Shikueshmëria e ulët në këto akse rrugore ka sjellë vështirësi dhe vonesa në qarkullim.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: