Kryeministri Edi Rama në daljen e tij për mediat u ndal te situata problematike e shkatërrimit të rrugës Librazhd-Prrenjas. Por nëse pritej që të flitej për masa dhe zgjidhje të problematikës, Rama tha se është bërë një zallamahi dhe janë hedhur akuza se ‘tokën e ka lëvizur korrupsioni’. Gjithashtu Rama u ndal edhe te çështja e zv.kryeministres Belinda Balluku, për të cilën tha se janë hedhur akuza që shumë i besojnë si të vërteta.

“Ka disa ditë që flitet për rrëshqitje të rrugës në aksin Librazhd-Prrenjas. Një rrëshqitje më dramatike po ashtu edhe në një autostradë nga më të reja e Greqisë dhe tenxheret e Greqisë nuk janë pa presion,  dhe nuk kanë asnjë ngjashmëri me këtë lemeri këtu që edhe tokën e lëviz korrupsioni. Ndërkohë që në atë aks po bëhet një nga veprat më të mëdha të infrastrukturës që do jetë një tjetër krenari e qeverisë. Ju kujtohet rrëshqitja e rrugë Korce Ersekë që brenda afatit u riparua me fondet e sipërmarrësit, rruga sot është e Shqiptarëve. Këto nuk janë gjëra që ndodhin vetëm këtu,. Në Itali Greqi janë çështje gjeologjike por këtu janë vepra të korrupsionit. Dhe më e bukura e besojnë që një ministre lan makinë me 10 mijë euro se mbase i hidhet shkumë dhe qumësht dallëndysheje dhe dallëndyshet vriten me pushkë nga ministri tjetër dhe me puplat e tyre shet jastëk. E besojnë që dikush tjetër ka 300 shtëpi, dy anije dhe ndaj vetë zorraxhinjtë e lavazheve, ngaqë kanë shpëlarë kaq gjatë trutë e tyre duke përsëritur këtë refren i besojnë referencës së korrupsionit në Shqipëri. Ata rrinë atje dhe presin të dalë rrëzimi i regjimit, por i del po i njëjti Noc Rroku. Po të shihni Malin e Zi është bashkë me ne, ka të njëjtat probleme si ne, por a keni parë ju ndonjë bombë artizanale që të shpërthejë në gazetat e botës? Asnjëherë, jo se atje nuk ka opozitë por sepse atje,… është një plak i marrë që tërheq pas vete 500 të marrë për të cënuar imazhin e Shqipërisë, duke shpërndarë fotografi.

Më tej Rama deklaroi se Reforma në Drejtësi sot është si qeveria shqiptare e vitit 1992. Gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, Rama tha se e dinte që reforma në drejtësi do të kishte rrugë të gjatë dhe do të bëhej mbi ‘gjakun’ e socialistëve.

Mes të tjerash ai ironizoi dhe PD-në.

“Ku janë sot ata që kanë dalë të pafajshëm. E dini ku janë? Një pjesë e madhe të tyre e kanë lënë punën në shtet, ose vazhdojnë por nuk firmosin më asnjë copë letër. Nga frika dhe disa kurohen nga psikologët. Ça ka fituar këtu drejtësia dhe ky shtet që për hir të së vërtetës si ka burimet njerëzore sa të Kinës, por i ka të kursyera dhe do të bëjë më të mirën që t’i menaxhojë me sa më shumë kujdes. Këto pyetje duhet t’ia bëjnë vetes njerëzit e drejtësisë. Pavarësia e dhuruar pikërisht nga pushteti legjislativ dhe ekzekutiv, duhet t’i bëjë shumë më të vetëdijshëm për dëmet që mund të bëjë njeri u pakontrolluar nga egoja dhe ambicia. Ne ishim ata që e projektuam dhe e diktuam në rresht, pa na trysnuar askush, reformën në drejtësi.

Ata të Rrugës së Elbasanit dhe ata të rrugës Durrës-Bari-Brindisi nuk kishin nga të shpiknin kalin se këtu ishin që nga 91-i. Se kam menduar si shëtitje në park reformën në drejtësi, por e dija që do të vinte nga gjaku i yni dhe ne gjak mbi ne. Shpata e pushteti të drejtësisë duhet të ishte në dorën e sistemit të drejtësisë për të punuar dhe të punonte mbi kokat tona. Drejtësia sot është si qeveria shqiptare e 92-it. Fuqi e madhe, traditë dhe autokontroll nga 0-4, mbetet në notë kaluese. Jemi me shifrat alarmante të paraburgosjeve dhe të dytët pas Rusisë në raport me pafajësinë dhe dënimin. Qeveria jonë goditet si më e korruptuara dhe Shqipëria si vendi më i korruptuar po ashtu. Ka dosje për pastrim parash dhe evazion fiskal me fakte dhe si justifikohet dhe gëlltitet kjo burracakëri e neveritshme me punonjësit e shtetit dhe politikanët e PS. Ata friken si pula nga dy oturakët më të mëdhenj të pazarit mediatik që bombardojnë publikun me jashtënxjerrjen në tv dhe para të zezë pasi mbaron bombardimi dhe dosjet për riciklimit të parasë së pistë janë në SPAK prej vitesh.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: