Një magazinë me materiale duralumini në fshatin Gështenjas, Pogradec, po rrezikohet nga zjarri, sipas informacionit të fundit nga autoritetet vendore.

Raportohet se flakët nisën pas djegies së disa gomave në ambientin e jashtëm të magazinës, duke rritur rrezikun e përhapjes së zjarrit drejt objektit kryesor.

Forcat e zjarrfikëses së Pogradecit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë intensivisht për neutralizimin e flakëve dhe parandalimin e dëmeve të mëtejshme. Autoritetet theksojnë se ndërhyrja e shpejtë është vendimtare për të shmangur humbje të mëdha materiale në këtë biznes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: