Dy të vdekur dhe dyzet të plagosur është bilanci deri më tani i aksidentit që ndodhi në Milano, ku një tramvaj doli nga shinat dhe më pas u përplas me një ndërtesë.

Mediat italiane raportojnë se aksidenti ka ndodhur për shkak se çelësi për të ndërruar shinat nuk është aktivizuar, duke rezultuar që tramvaji të vendosej në shinat e gabuara. Sipas televizionit publik Rai, ky zhvillim tragjik mund të jetë për shkak të një situate ku drejtuesi I tramvajit ka humbur ndjenjat ose ndonjë problemi tjetër shëndetëso, që e ka ndaluar këtë të fundit të shtypte butonin që vendoste tramin në shinat e duhura.

Zyra e prokurorit të Milanos njoftoi se kishte nisur një hetim për vrasje nga pakujdesia, ndërsa më shumë se tridhjetë zjarrfikës dhe anëtarë të Mbrojtjes Civile ishin aktivë në dhënien e ndihmës së shpejtë.

Njëkohësisht, videoja nga momenti i daljes nga shinat është tronditëse. Në videon, e cila është filmuar nga një kamera në xhamin e përparmë të një makine të ndaluar në semafor, shihet tramvaji duke u kthyer me shpejtësi dhe më në fund duke goditur një mur. Xhamat e automjetit thyhen me një zhurmë shurdhuese, ndërsa tramvaji përplaset me forcë në tokë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb