Një protestuese, gjatë tubimit para Kryeministrisë, deklaroi se qytetarët nuk do të tërhiqen dhe se protesta do të vijojë deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Ajo u bëri thirrje të pranishmëve të mos largohen nga protesta dhe të qëndrojnë të bashkuar.
“Nuk ka kthim pas. Do të rrimë në këtë shesh deri sa ai të japë dorëheqjen. Ai pret që ne të dorëzohemi dhe të kthehemi në rutinën tonë të mjerimit. Por ne do të presim deri sa ai të japë dorëheqjen dhe do ta marrim në dorë fatin e vendit”, u shpreh protestuesja.
Në fund të fjalës së saj, ajo u bëri apel qytetarëve të mos shpërndahen.
“Mos u shpërndani. Qëndroni deri në fund, deri sa ai të japë dorëheqjen”, tha ajo.
