Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka publikuar një videomesazh tetë minutësh duke konfirmuar përfshirjen e SHBA-së në sulmet e fundit ndaj Iranit. Në videon e tij, Trump deklaroi se SHBA-ja ka nisur operacione të mëdha luftarake në Iran dhe ka për qëllim shkatërrimin e raketave dhe industrisë raketore të vendit.

“Shtetet e Bashkuara po zhvillojnë një operacion të madh dhe në vazhdim për të parandaluar që kjo diktaturë radikale dhe e ligë të kërcënojë Amerikën dhe interesat tona themelore të sigurisë kombëtare,” tha Trump. “Ne do të shkatërrojmë raketat e tyre dhe do të rrënojmë industrinë e raketave deri në themel.”

Ai shtoi se Irani po punonte për rindërtimin e programit të tij bërthamor pas një sulmi amerikan mbi objektet bërthamore në qershor, duke theksuar: “Ata refuzuan çdo mundësi për të arritur ambiciet e tyre bërthamore, dhe ne nuk mund ta tolerojmë më.”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: