Shpërthime dhe sirena sulmesh ajrore janë dëgjuar në kryeqytetin e Katarit, Doha. Ministria e mbrojtjes e Katarit tha se kishte “luftuar me sukses një numër sulmesh që synonin territorin e vendit”, sipas mediave shtetërore.
Një zyrtar i Katarit i tha agjencisë së lajmeve AFP se një bateri Patriot e prodhuar në SHBA kishte kapur një raketë iraniane. Katari pret Bazën Ajrore Al Udeid, objektin më të madh ushtarak amerikan në rajon.
Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare i Iranit (SNSC) sakaqm në reagimin e tij premoi një “përgjigje shkatërruese” pas sulmeve ajrore të përbashkëta të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, duke vënë në dukje se sulmet ndodhën “përsëri gjatë negociatave” me Uashingtonin.
SNSC tha se forcat e armatosura të Iranit kishin filluar tashmë masat hakmarrëse dhe u zotuan të “mbajnë vazhdimisht të informuar njerëzit e dashur”. Ai paralajmëroi se operacionet nga SHBA-të dhe Izraeli mund të vazhdojnë në Teheran dhe qytete të tjera, duke i nxitur qytetarët, “ndërsa ruajnë qetësinë”, të udhëtojnë në zona më të sigurta ku është e mundur për të shmangur rrezikun.
