Nga selia blu, Flamur Noka deklaroi se protesta e sotme i ka dhënë një tjetër goditje narko-regjimit. Ai shtoi se ky narko-regjim është në grahmat e tij të fundit dhe se më këtë protestë qytetarët i dhanë një mesazh se ka ende shpresë.

Po ashtu theksoi se kryeministrit Edi Rama po i ‘troket fundit’ dhe se këtë revoltë të qytetarëve nuk e ndal më asgjë.

“Sot i është dhënë një goditje tjetër narko regjimit. Dëshpërimisht dhuna dhe terrori tregon se kanë ushtruar tregon që narko regjimi është në grahmat e fundit. Kryengritësit dhe qytetarët treguan se në Shqipëri ka shpresë dhe liria është pranë. Sot Rama ka përjetuar një makth të madh. Fundi po i troket. E keni ndjekur këto ditë, ka qenë i çmendur komplet. U mundua të bëjë takim në Pallatin e brigadave që të fshihte të që do të bisedohej, por informacioni rrodhi nga vete deputetët e tij. Rama është në paranojat e babait të tij shpirtëror Hoxhës”, tha ai.

Flamur Noka nga selia e PD deklaroi se në protestën e ardhshme, banesa e Ramës do të jetë destinacioni i radhës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb