Një banesë është përfshirë nga flakët pas shpërthimit të një bombole gazi në Mallakastër. Ngjarja ka ndodhur dje në fshatin Ninësh, ku sipas të dhënave paraprake dyshohet se shpërthimi i bombolës ka shkaktuar zjarr në banesën e shtetasit Rr. M., 71 vjeç.

Si pasojë e incidentit janë regjistruar vetëm dëme materiale, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokuroria e Fierit për veprime të mëtejshme hetimore.

Njoftimi:

Dje, në fshatin Ninësh, dyshohet se për shkak të shpërthimit të një bombole gazi, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Rr. M., 71 vjeç. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb