Në kuadër të ndërkëmbimit të përvojave mes Universitetit Luarasi dhe profesionistëve më në zë të stomatologjisë në Europë e më gjerë, u zhvillua një konferencë shkencore me pjesëmarrjen e veçantë të grupit “Style Italiano Endodontics”, organizuar nga Masters of Dentistry dhe Prof. Asoc. Almira Isufi, të cilët kanë bërë të mundur ardhjen për herë të parë të grupit italian në Shqipëri.

Pjesë e grupit “Style Italiano Endodontics” Giuseppe Carrieri, themeluesi i “Radio Endo” prezantoi për pedagogët dhe studentët e Universitetit Luarasi teknikën e punimit me mikroskopët operativë, një metodë teknologjike e avancuar që përmirëson rezultatet te pacientët.

Dekani i Fakultetit të Shkencave Mjekësore në Universitetin Luarasi, Prof. Dr. Petrit Bare thotë se kjo konferencë është një mundësi e mirë për ndërkëmbimin e përvojave profesionale mes grupit “Style Italiano Endodontics” dhe pedagogëve të Luarasit, ndërsa pedagogia Gerila Tafaj u ndal pikërisht te studentët, duke theksuar se këto përvoja do t’iu shërbejnë në formimin e tyre profesional.

“Për sa i përket teknologjisë përdorim materiale nikel titanium, instrumente dhe materiale elektronike si apeks locators. Përdoren materiale biokompatibel, prodhime të koheve te fundit dhe që janë të përshtatshme për pacientët. Për rastet më të vështira përdoret edhe mikroskopi operativ. Ndaj ky leksion u shërben studentëve për t’u përmirësuar dhe mbi të gjitha që të njihen me metodat moderne në endodonti, për të arritur një rezultat të shkelqyer te pacientët.”

Projekti i bashkëpunimit me :Style Italiano Endodontics Campus” u shërben sidomos mjekëve të rinj dhe studentëve për të njohur teknikat dhe teknologjitë më të reja në endodonti. Bashkëveprimi me profesionistët më të mirë të Stomatologjisë në Europë dhe shkencave të tjera mjekësore mbetet prioritet i Universitetit Luarasi, një mënyrë për t’iu ofruar pedagogëve dhe studentëve përvoja dhe teknika të reja profesionale.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: