Një 45-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim nga policia, ka rënë në prangat e policisë, ndërsa ishte i dënuar me 2 vite burg.
Shtetasi me inicialet E.L., akuzohet për veprat penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin në kërkim E. L., 45 vjeç, banues në Burrel, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me vendimin e datës 13.01.2026, e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprat penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike”.”, sqaron policia.
