Presidenti amerikan Donald Trump në një intervistë për mediat e huaja, ka deklaruar se vala kryesore e sulmeve ‘nuk ka mbërritur akoma’. Gjithashtu Trump shtoi se SHBA po ndihmon iranianët.

“As nuk kemi filluar t’i godasim fort. Vala e madhe po vjen së shpejti.”, ka thënë ai. Më tej presidenti amerikan u shpreh se nuk e përjashton mundësinë për dërgimin e trupave tokësore në Iran.

Për CNN, presidenti amerikan ka nënvizuar se kërcënimi bërthamor iranian ka qenë një problem i madh në rajon për njëfarë kohe.

“Duhet kuptuar se ata jetonin nën një re të errët për vite me radhë. Kjo është arsyeja pse nuk mund të kesh kurrë paqe, tha ai.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: