Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka folur për sulmet amerikano-izraelite ndaj Iranit, duke thënë se ambiciet bërthamore dhe raketore të Teheranit përbënin një kërcënim serioz përtej Lindjes së Mesme.

Në konferencën e mbajtur në Shkup me presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, Rutte tha se Irani ishte “afër” përvetësimit të pajisjeve të armëve bërthamore.

“Kjo përbën një kërcënim jo vetëm për rajonin, por edhe një kërcënim të madh për ne këtu në Evropë”, tha ai.

Rutte po ashtu nënvizoi se NATO nuk ishte e përfshirë në konflikt, pavarësisht se SHBA-ja është aleate e NATO-s dhe Irani po hakmerret me sulme kundër bazave ushtarake të aleatëve të tjerë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: