Fitorja e tretë radhazi për kampionët e Oklahoma, që triumfuan 116-108 në fushën e Chicago. Vendimtar stoli i skuadrës mike, nga ku erdhën 48 pikë. Pa probleme fiton Miami, që mposhti 124-98 Brooklyn, ndeshje ku u dallua dyshja Adebayo-Herro me 45 pikë.

Fitorja e tretë radhazi edhe për Lakers, që mundën 110-101 New Orleans. Të gjithë titullarët be Lakers realizuan mbi 10 pikë, ku shkëlqeu Doncic me 27 pikë. Nuk zhgënjen skuadra e New York, forca e tretë në Lindje, që mundi 111-95 Toronto (Brunson 26 pikë).

Vijojnë paraqitjet e mira të San Antonio, që sot triumfuan 131-91 në fushën e Philadelphia. Tetë lojtarë të Spurs realizuan mbi 10 pikë. Zhgënjen skuadra e Detroit, që u mund 113-109 nga Cleveland (Tyson 22 pikë), por Pistons vazhdojnë të kryesojnë në Lindje.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: