Prokuroria e Posacme godet grupin kriminal të drejtuar nga Ines Hajrulla që vepron në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Në finale të hetimeve disa mujore, prokurori i posaçëm Vladimir Mara ka firmosur shtatë urdhër arreste ndaj të dyshuarve për ngjarje të rënda kriminale si atentate mafioze apo trafik droge.

Burimet thonë se është firmosur urdhër arrest për Hajrullën dhe krahun e tij të djathtë Ervis Matodashaj, të akuzuar për vrasjen e Gentian Qarrit mbrëmjen e 6 shkurtit 2021 në Vlorë.

Qarri, një ish I dënuar në Itali me 11 vite burgim për trafik droge u ekzekutua në lagjen 29 nëntori në Vlorë. Motivi dyshohet përplasja e grupeve kriminale në trafikun e kokainës.

Aksioni I RENEA-s për arrestimin e tyre nuk dha rezultat, por për disa orë me radhë u ushtrua kontroll në zonën e quajtur “7 pallatet Oslo” ku në një ambient janë gjetur dhe sekuestruar një numër I madh celularësh dhe sende të tjera. Ines Hajrulla konsideroeht një prej njerëzve më të rëndësishëm të botës së krimit në Vlorë që prej kohës kur mori drejtimin e grupit kriminal të Edison Harizaj i njohur si Edison Faqedjeguri, i cili u ekzekutua në një atentat mafioz në 2018 në Durrës.

Në të njëjtën dosje, prokurorët e posaçëm kanë firmosur dhe 5 urdhra të tjerë arrestesh mes tyre dhe për Flodian Plakun I njohur si Pole Qorri. Të gjithë janë të arrestuar në Shqipëri dhe Itali për krime të ndryshme, ndërsa Plaku akuzohet për vrasjen e Gentian Bejtjas në oborrin e shtëpisë së tij në Larushk të Fushë Krujës.

Burimet konfirmojnë se ndaj Pole Qorrit është ngritur akuza e re e trafikut të drogës.

Goditja e grupit kriminal është bërë pas analizimit të të dhënave në aplikacionin e koduar në Sky ECC. Hetimet janë duke vijuar edhe për ngjarje të tjera kriminale që dyshohet të kenë kryer nga i njëjti grupim kriminal.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb